Site icon PrishtinaPress

“Limaj po kërkon zgjidhje për demarkacion pa kalkuluar politikisht”

Deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur Avdullah Hotit të LDK-së, pasi ky i fundit tha se kur të përmbylljet çështja e demarkacionit Qeveria do të duhej të kërkojë falje për vonesën e shkaktuar. Zeka thotë se të vetmit që duhet me kërku falje janë LDK dhe PDK, sipas tij është Fatmir Limaj ai që po punon në zhbllokimin e kësaj situate.
“Dermarkacioni duhet te kaloje, edhe kush me kerku falje?

Abdullah Hoti, kryetar e grupit parlamentar te LDK-se, paska deklaru qe “nese kalon demarkacioni, dikush duhet me kerku falje perpara qytetareve”! Te vetmit qe duhet me kerku falje jane LDK-ja dhe PDK-ja, ngase marreveshja eshte nenshkruar nga keto dy parti ne Wien, pastaj per kalkulime politike nuk eshte sjellur ne Parlament”, kundërpergjigjet Zeka ndaj deklaratës së Avdullah Hotit.

Ai konisderon se vetëm zëvendëskryeministri Fatmir Limaj po punon në zhbllokimin e kësaj situate, pa kalkuluar për vota.

“Ka punuar intenzivisht ne zhbllokimin e kesaj situate. Kjo pune nuk ka pse shihet me xhelozi dhe inate nga askush”, shkruan Zeka.

Zeka konsideron se demarkacioni duhet të kalojë ndërsa Qeveria duhet të luftojë krimin e organizuar.

Exit mobile version