Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për raportet e ftohta mes udhëheqësve të vendit.
Limaj ka thënë se përplasja mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, “po e dëmton vendin”.
Haradinaj ka deklaruar mbrëmë në të njëjtin emision televiziv se me Thaçin është “i prishur”.
Limaj po ashtu ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar të gabuar udhëheqjen e dialogut nga presidenti Thaçi.
Sipas Limajt, Haradinaj ka gabuar që ia ka lëshuar Thaçit kompetencat për dialogun.
Limaj po ashtu ka deklaruar se nuk e di se si dhe nga kush lindi tema e “korrigjimit të kufijve”. ka deklaruar në TV T7.