Site icon PrishtinaPress

Limaj për qeveritarët: O ju garantoj bre që as n’shitore nuk shkojnë

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate ka shumë kritika për qeverinë e Albin Kurtit. Thotë se ‘nuk shkojnë as në shitore” dhe në këtë mënyrë as nuk i dinë nevojat e qytetarëve.

“Me politika populiste kanë arritur aty ku janë sot dhe kjo fatkeqësisht do t’i kushtojë vendit. Nuk ka përfundim tjetër të atyre politikave populiste, ata rrënohen nga vetja e tyre”, tha Limaj në emisionin Pressing në T7.

“Me të lënë përshtypjen se cili është çmimi i vajit dhe bukës dal unë këtu para teje dhe them se çmimi i vajit është kaq dhe në qeverinë time do të jetë kaq. O të garantoj bre se ata kurrë nuk shkojnë në shitore. O ata nuk bëjnë jetë të thjeshtë, beckgraundi i tyre nuk është i tillë”, theksoi Limaj. 

“Ata nuk mundem me qëndruar më tepër se me dy-tre vetë, natyra e tyre. Jeta e shumicës në Kosovë dhe jeta e tyre është diametralisht ndryshe. Këta mundohen me u paraqit si shumica e Kosovës në një jetë që kurrë se kanë bërë”, tha Limaj.

Exit mobile version