Pas takimit në mes parterëve të koalicionit qeverisës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se ky takim ishte më shumë takim për kafe.
Megjithatë, Limaj thotë gjatë takimit me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj dhe atij të AKR-së Behgjet Pacolli, është diskutuar edhe rëndësia e shkuarjes sa më shpejt në zgjedhje.
”Janë takime normale, sapo e pimë nga një kafe me kolegë, diskutuam si të ecim përpara, është e qartë që vendi është në prag të zgjedhjeve…. janë konsultime të vazhdueshme, thjesht janë takime me shkëmbimeve të mendimeve. Vendi është mirë që sa më shpejt me caktu datën e zgjedhjeve, edhe presidenti me kry punën e vet. Unë e piva një kafe me Ramushin pastaj erdh edhe Behgjeti. Është sa më shpejt që partitë politike me u mbledh edhe me caktu datën e zgjedhjeve. Nuk është takim, është takim për kafe, po shpresoj që java e ardhshme do të jetë zgjidhje për këtë çështje”, tha Limaj.
Kujtojmë se në takimin e thirrur nga kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, PDK nuk i është përgjigjur ftesës.