Site icon PrishtinaPress

Limaj: Nisma krenohet që i takon vizionit dhe frymës socialdemokrate evropiane

Në një postimin në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Limaj ka shkruar se të gjithë diskutuesit janë pajtuar që Integrmi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor është përgjegjësi e përbashket dhe obligim ndaj qytetarëve të vendeve përkatëse.

“Kolegët tanë socialdemokratë anekënd Evropës edhe njëherë theksuan gatishmërinë që t’i mbështesin partitë simotra në Ballkan për të ndihmuar në implementimin e programeve socialdemokrate, bartjen e përvojave e cila do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot në Podgoricë nisi konferenca e organizuar nga Partitë Socialdemokrate Evropiane me temën “Hyrja në BE e Ballkanit Perëndimor përgjegjësi e përbashkët e jona”.
Me ftesë të partive Socialdemokrate Evropiane isha pjesëmarrës i kësaj konference, e cila do t’i vazhdojë nesër punimet në Tiranë.

Të gjithë diskutuesit u pajtuan që Integrimi në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është përgjegjësi e përbashkët e jona, por edhe obligim ndaj qytetarëve të vendeve tona dhe se orientimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është i paalternativë.

Kolegët tanë socialdemokratë anekënd Evropës edhe njëherë theksuan gatishmërinë që t’i mbështesin partitë simotra në Ballkan për të ndihmuar në implementimin e programeve socialdemokrate, bartjen e përvojave e cila do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së.

Ne, Nisma Socialdemokrate jemi krenarë që i takojmë vizionit dhe frymës socialdemokrate evropiane dhe do të punojmë me të gjitha partitë simotra në Evropë për t’i sjellë përvojat e tyre më të mira edhe në Kosovë.

Exit mobile version