Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj i ka shprehur ngushëllim familjes Sadikaj për humbjen tragjike të pesë anëtarëve të saj në një aksident trafiku.
Limaj ka thënë se ky lajm ka prekur të gjithë qytetarët e vendit.
Limaj u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin të gjitha masat e nevojshme për evitimin e aksidenteve me fatalitet.