2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Nga takimi me Thaçin morëm pak dokumente, gjithçka nis nga pika zero

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, pas takimit me presidentin Thaçi, ka thënë se qëllimi i këtij takimi ka qenë të marrin gjithë dokumentacionin dhe raportin që ka presidenca në bisedimet me Serbinë.

Limaj ka thënë se Delegacioni praktikisht duhet të filloj nga pika zero dhe të nis të prodhoj dokumente, përcjell prishtinapress.eu

“E morëm një raport nga presidenti, kemi marrë një draft nga kryeministri dhe praktikisht me aq sa kemi po ndërtohet një dosje për të ecur përpara. Tani delegacioni do të punoj intensivisht që Kuvendit t’ia dërgoj platformën”, ka deklaruar Limaj.

Limaj ka theksuar se nuk kanë marrë shumë dokumente dhe pak a shumë do të fillohet nga pika zero për të paraqitur qëndrimin e Kosovës dhe kjo thotë ai se do të jetë korniza e dialogut të mundshëm Kosovë- Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img