Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj , në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se nëse ne si populli i Kosovë dhe si Kosovë as Zoti, as kombi dhe as gjeneratat që vijnë nuk do të na falin nëse sillemi të papërgjegjshëm dhe lejojmë që kriminelët para syve tanë më ndihmësit e tyre me në ndryshuar historinë.
“S’do të na falin as gjeneratat që vijnë që nëse lejojmë të papërgjegjshmit e atdheut tyre t’u vijë turp nga liria e sakrifica që ka bërë Kosova. Të gjithë atyre që u vjen turp me historinë e tyre, s’kanë vend në institucionet publike, dhe sa ma pak e mundësi me iu dhanë atyre njerëzve. Këto përvjetorë nuk janë vetëm një herë në vit për të kujtuar dhimbjen e sakrificën e këtij kombi drejt lirisë”, ka thënë ndër të tjera Limaj./Prishtinapress/