-1.4 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Buy now

spot_img

Limaj nga Rahoveci kritikon Kurtin për gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka qenë kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti në tubimin e radhës të koalicionit Kosova Fituese në Rahovec.

Limaj ka thënë se Kurti ka përdorur gjuhë përçarëse dhe të urrejtjes.

“Kosova ka nevojë për politikanë të pjekur, Kosova ka nevojë për zëra racionalë, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim të energjive pozitive, ne refuzojmë përçarjen, ne e refuzojmë gjuhën helmuese që e po e dëgjojmë, ne duam që kryeministri i vendit tonë të dalë këtu para qytetarëve të tregojë për punën dhe rezultatet që ka bërë për katër vite, e jo të fillojë e të vazhdojë me gjuhën e urrejtje, e përçarjes,  e polarizimit, e shpifjeve dhe të mashtrimeve ane kënd Kosovës”, ka thënë Limaj.

Tutje, ai ka shtuar se Kosova Fituese është në të mirë të të gjithë qytetarëve, dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Rahovecit.

“Kjo nuk duhet të shkojë, kjo duhet të ndalet, dhe si do të ndalet duke u rreshtuar rreth koalicionit tonë, fitues. Për një Kosovë fituese janë ngritur burra dhe gra të vendit, pra njerëz që kanë vepra, le të bashkohemi rreth këtij projekti të madh në numrin 137, me ne fitojnë edhe ata që janë në anën tjetër. Sepse koncepti dhe vizioni ynë nuk është garë për të mundur vëllanë tonë, e kundërta, gjatë gjithë jetës nuk kemi daltë t’i mundin njerëzit tanë, ne dalim këtu kur ka nevojë, Kosova”, tha Limaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img