1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Limaj në pritje të ofertës, PDK-ja nuk po shqyrton koalicione në këtë fazë

Nisma Socialdemokrate është në pritje të ofertës për koalicion nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Partia që po drejtohet nga Enver Hoxhaj akoma po tregon rezerva për koalicion me Nismës, themeluesit e të cilës dolën nga PDK-ja.

Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, tha dje se janë në negociata për koalicion parazgjedhor, por se është në dorën e tyre se a do t’i bëjnë ftesë Nismës për një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Kësaj deklarate të Limajt i janë përgjigjur sot nga PDK-ja. Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi, ka thënë për Express, se gjatë kësaj periudhe i vetmi fokus që ka ky subjekt politik është programi qeverisës.

“Të vetmin fokus që ka Partia Demokratike e Kosovës në këto momente është programi qeverisës që do t’ua ofrojmë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Bytyqi.

Sipas Bytyqit, në këtë fazë, brenda strukturave të PDK-së nuk është duke u diskutuar për koalicion me ndonjërën nga partitë tjera politike.

“Ne tani më e kemi kandidatin më të mirë për kryeministër, jemi në fazën e hartimit të listës me të cilën do të garojmë. Çështja e koalicioneve para dhe paszgjedhore nuk janë prioritet për ne në këtë fazë. Për këtë arsye edhe nuk janë diskutuar në organet e partisë“, ka deklaruar ai për Express.

Në ndërkohë sot gjatë ditës nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, duke iu kundërpërgjigjur Fatmir Limajt ka thënë se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor me ta.

“Nuk ka qenë disponimi vetëm për Nismën, por ka qenë për të gjitha partitë politike, do të thotë është një opinion që ne duhet me garu të vetëm dhe ata na kanë dhënë shumë arsye pse duhet më garu vetëm kësaj radhe. Kështu që nuk mund të jap më shumë detaje”, është shprehur Lushtaku.

Ndërsa, për koalicione pas zgjedhjeve, Lushtaku ka thënë se varet prej situatës që do të krijohet.

“Atëherë mbetet me u pa, unë besoj që asnjë Qeveri në Kosovë nuk ka mundësi me kriju vetë Qeverinë, pra varet prej situatës çfarë krijohet”, ka shtuar ai për Front Online.

Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Po ashtu, Gjykata në vendimin e saj thotë se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vota e 61-të që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, u votua më 3 qershor, pas rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë. Qeveria Kurti u rrëzua me një mocion mosbesimi që u ngrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që ishte partner i koalicionit me Vetëvendosjen.

Në ndërkohë në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-s, Nisma Socialdemokrate ka garuar në koalicion me Aleancën Kosova e Re (AKR).

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img