0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Limaj në ditën e të pagjeturve: Është obligim të mos rrëshim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.

Lideri i Nismës shkruan se kjo plagë vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës.

Në ditën e të pagjeturve ai ka bërë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët.

“Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova e lirë ka kuptim”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Shënimi i plotë i Limajt:

Sot si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.

Kjo plagë vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës.

Në ditën e të pagjeturve bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët.

Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova e lirë ka kuptim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img