Site icon PrishtinaPress

Limaj: Mendoj se PDK-së duhet t’i takojë posti i Presidentit

Lideri i Nismës Socialdemokrate,Fatmir Limaj ka deklarua se është pro asaj që Partisë Demokratike të Kosovës t’i takojë posti i Presidentit të Kosovës.

“Mendoj që PDK-së duhet t’i jepet posti i Presidentit”, tha Limaj.

Sipas tij ende është larg kjo çështje, por që do të ishte pro që PDK-së t’i jepet ky post.

“Ne si Nismë mbështesim opsionin që ofron stabilitet dhe garanton zgjedhjen e presidentit. Nëse skena politike nuk arrin të gjejë formulë të ri-konfigurimit, atëherë do të shkojmë në zgjedhje. Apeli im është për të gjithë që t’i falim vendit një stabilitet dhe kjo arrihet kur të gjithë tërhiqen nga ambiciet. S’kam problem me emra të kandidatëve. Ky koalicion s’ka kapacitet të zgjedhë presidentin”, ka thënë Limaj.

Ndërsa i pyetur për emrin e Vlora Çitakut, si presidente, Limaj tha se s’do të komentojë pasi PDK s’ka publiku ende emër zyrtar si kandidat.

Exit mobile version