1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Limaj mbështet idenë për shkurtimin e fushatës: Shëndeti mbi të gjitha!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dhënë mbështetje propozimit për shkurtim të fushatës për zgjedhjet lokale.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Limaj ka thënë se NISMA Socialdemokrate e mbështet plotësisht idenë që fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021, të zhvillohet në sa më pak ditë që është e mundur.

Postimi i plotë i Limajt:

Bazuar në situatën e vështirë të ballafaqimit me pandeminë, veçmas për faktin se ditëve të fundit numri i qytetarëve tanë që kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid është rritur dukshëm dhe numri i infektimeve ditore po prek shifra alarmante, NISMA Socialdemokrate e mbështet plotësisht idenë që fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021, të zhvillohet në sa më pak ditë që është e mundur.

NISMA Socialdemokrate, vlerëson se pavarësisht që partitë politike, veçmas kandidatët për kryetar të komunave dhe ata për asambletë komunale, kanë nevojë për më shumë kohë për të shpalosur programet qeverisëse për 4 vitet e ardhshme, situata e rënduar me pandeminë e pamundëson një gjë të tillë dhe për këtë rruga e vetme është që fushata elektorale të jetë sa më e shkurtër, në mënyrë që t’i shmangim kontaktet me qytetarët dhe ta ruajmë shëndetin e gjithsecilit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img