Site icon PrishtinaPress

Limaj: Kurti kryeneç, manipulon dhe mashtron vendin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj heqjes së taksës dhe vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, duke thënë se qeveria e shkarkuar nuk ka të drejtë të marrë vendime që janë përtej kryerjes së punëve të përditshme për të mbajtur funksionale qeverisjen.

“Qeveria në detyrë mbrëmë ka marrë vendim për zbatimin gradual të reciprocitetit, por qeveria e shkarkuar nuk ka të drejtë të merr asnjë vendim që është përtej kryerjes së punëve të përditshme për të mbajtur funksionale qeverisjen”, shkruan Limaj në Facebook.

“Mirëpo, kur udhëhiqesh nga kryeneçësia, manipulon dhe tenton të mashtrosh vendin tënd dhe kështu i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet me miqtë tanë”, ka shkruar ai.

Exit mobile version