4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Kurti do të mbahet mend si një politikan që mashtron dhe gënjen

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka deklaruar se Kurti do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, e ndryshon  qëndrimet.

Sipas tij, Kurti në deklarimin e tij u munda të mbulojë gënjeshtrën.

“Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit. Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve. Në konferencën e sotme gënjeshtrën e sikletin ai u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish as peshk. Kaq për sonte. Për më shumë rreth kësaj teme, në ditët në vijim”, ka shkruar Limaj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img