Site icon PrishtinaPress

Limaj: Kurti a bërë vetëm harrnim të projekteve të qeverive të kaluara që i kritikonte

Limaj ka thënë se qeveria deri tani me këtë qasje ka bërë administrimi të mirëmbajtjes së varfërisë.

Me atë që kam parë unë nuk ka as një gjë që ka lëvizur, përveç harrimit të projekteve të mbetura që dikur ata i kanë sharë. Ma thuani një projekt, ma thuani në një sektor që ka përmirësime, ma thuani vetëm një sektor që ka ecur Kosova, që është shtuar dinamika. Krejt çka ka bërë kjo qeveri është do para që janë mbledhur janë shpërndarë si me postë, kategorive, familjeve që janë në gjendje të rëndë. Në një farë mënyre qeveria jonë është kthyer në një lloj zyre kontabiliteti të shpërndarjeve të parave, e ata qe e dinë çka është ekonomia e tregut, para ka vlerë kur dyfishohet, ajo dyfishohet kur investohet. Kur ata që i marrin e din ku i investojnë. Kjo çka ka ndodh ne fatkeqësisht deri me tani kemi një lloj administrimi të mirëmbajtjes së varfërisë dhe asgjë më tepër”, ka thënë ai.

Limaj është shprehur gjendja ekonomike në vend është alarmante dhe nuk ka klimë për zhvillimit të biznesit, sipas tij, kjo për faktin se qeveria nuk ka marr as një vendim që t’i shërbej bizneseve.

Ai ka thënë se vendi gjendet në këtë gjendje për faktin se qeveria e vendit dyshon edhe në vetë ekzistencën e shtetit të tyre.

Kryetari i Nismës ka shprehur shqetësimin edhe me largimin e fuqisë punëtorë nga vendi, sipas tij, nëse vazhdon situata e njëjtë do të ndalet tërësisht zhvillimi ekonomik.

Exit mobile version