Site icon PrishtinaPress

Limaj kritikon krerët e shtetit: Flisnin për Ismail Qemalin e nuk e thanë asnjë fjalë për çliruesit e Kosovës

Kryetarit të Nismës Socialdemokrate, nuk i kanë pëlqyer fjalimet e krerëve të shtetit të Kosovës, në Kuvendin e Shqipërisë, me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit.

Limaj, u shpreh se është e pakuptueshme të flasësh për Ismail Qemalin dhe jo për krerët e UÇK-së të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nuk ke në gjendje një fjalë ta thotë për çliruesit e Kosovës dhe arkitektët e shtetit, dhe ata folnin për Ismail Qemalin”, ka thënë Limaj.

Limaj i quajti hipokritë, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët sipas tij më shumë i nderojnë të vdekurit se sa të gjallët, duke aluduar kështu për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

“Është hipokrizi të flasësh për Ismail Qemalin e ata sepse ata kanë vdekur tash, kjo tregon se më shumë i duan të vdekurit sesa të gjallët”, u shpreh Limaj.

Këto komente Limaj i bëri në emisionin “Magazina” të Radio Dukagjinit.

Exit mobile version