Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehu i shqetësuar me ikjen e numri të madh të të rinjve nga vendi.
Ai ka thënë se duhet të investohet në kuadro të reja që t’iu jepet mundësia në sektorin e IT, të prodhimit të bujqësisë.
Ngase sipas tij, qe një vjet e gjysmë Kosova nuk ka qeverisje, por referenta dhe një administrator pa ide e pa plan.
Madje, ai tha se Kosova në vitin 2023 do të ballafaqohet me mungesë të fuqisë punëtore.
“Në vend që të investohet në kuadër të ri në sektorin e IT po të ishin investuar 30 milionë grante që t’iu jepet mundësi në sektorin e IT, të prodhimit të bujqësisë do të ishte masa preventive për largimin e njerëzve. Krejt indikatorët na flasin se do të jetë një krizë e thellë në vitin 2023. Kosova në vitin 2023 e tutje do të ballafaqohet me mungesë të fuqisë punëtore”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online.
Ish-zëvendëskryeministri Limaj theksoi se nuk ka asnjë investim kapital dhe buxheti i Kosovës po shkon në një suficit absolut mbi 700 milionë euro te pashpenzuara.
“Tani më 1 e 9 muaj fatkeqësisht ne nuk kemi qeverisje. Kosova ka shumë referentë dhe një administrator pa ide pa plan duke mos ditur se si të ballafaqohet jo me krizat po vetë me funksionimin e shtetit. Fatkeqësisht atje janë një grumbull njerëzisht që nuk r kanë idenë si funksionon shteti te paguximshëm, të paditur dhe sot me këtë gjendje krize dhe nuk ka asnjë investim kapital. Buxheti i Kosovës po shkon në një suficit absolut mbi 700 milionë euro te pashpenzuara”.
“Nuk iu ka dhënë mundësi minimale iniciativës qytetare duke bllokuar fonde, duke mos hapur projekt zhvillimor. Si rezultat i saj kemi rritje të inflacionit, rritje të çmimeve. Nuk ka reagim të qeverisjes në krejt këto zhvillime. Dikasteret kryesore që do të duhej të ishin promotor të parandalimit të krizës të zbutjes së krizës udhëhiqen nga dilitant. Nuk ka mbështetje të bizneseve e as stimulim. Kjo qeverisje është keqpërdoruesi më i madh i fondeve publike. Punëtorët nëpër ministri marrin paga pa punuar. Në krye të qeverisjes janë njerëz të cilët fatkeqësisht po e qojnë Kosovën në një krizë të jashtëzakonshme të funksionimit të shtetit”.
Ai vlerëson sjelljen e kryeministrit shqiptar Edi Rama sa i përket fjalimit në Këshillin e Evropës për kundër raportit të Dick Martyt.
Ndërsa thotë se sjellja e presidentes dhe Qeverisë tregon që këta njerëz janë për politika të mëhallës, por jo për të drejtuar shtetin.
“Kryeministri i Shqipërisë ka bërë një akt si detyrë e tij shtetërore kushtetuese. Parlamenti shqiptar ka bërë aktin e vet qe ka takuar me rezolutën për këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt. Fjalimi i tij është në funksion të kryesit të detyrës”.
“Ne këtë çështje kryeministri i Shqipërisë është në krye të detyrës. Sjellja e presidence dhe qeverisë tregon se sa larg janë nga ligja shtetërore dhe të qenit shtet. Sjellja e tyre inatqore dhe xhelozie e zvogëlon dhe tregon që këta njerëz janë për politika të mëhallës por jo për të drejtuar shtetin. Fatkeqësisht ky është realiteti me të cilin qeveriset Kosova”, tha Limaj./Prishtinapress/