Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fartmir Limaj, ka shprehur shqetësimin e tij pëe numrin e madh të infektuarve me coronavirus nga Komuna e Malishevës, ku vetëm sot kanë rezultuar pozitivë edhe 17 persona, duke çuar në 61 numrin e të infektuarve nga kjo komunë.
Limaj ka thënë se rritja e rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Malishevës është shqetësuese.
“Po kaq shqetësuese është injorimi që po i bën qeveria në largim qytetarëve të kësaj komune, që janë më të rrezikuarit në nivel vendi”, ka thënë Limaj, përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, kjo komunë më shumë është ndihmuar nga njerëzit vullnetmirë se sa që e ka ndje dorën e shtetit në këtë kohë pandemie.
“I bëj thirrje prapë kryeministrit në largim, që konform atyre përgjegjësive që ka, të kthej vëmendjen nga kjo komunë dhe të merr të gjitha masat në mënyrë që të parandalohen raste të reja”.
Limaj ka thënë se se është në kontakt të vazhdueshëm më kryetarin Begaj dhe udhëheqjen komunale, të cilët sipas tij janë të angazhuar maksimalisht në funksion të menaxhimit të situatës së krijuar.
“I shpreh mirënjohjen time kryetarit Begaj, Shtabit Emergjent dhe kryetarëve të fshatrave për punën që po e bëjnë”, ka shkruar Limaj, duke kërkuar nga bashkëvendësit e tij t’i respektojnë në përpikëri udhëzimet e profesionistëve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar sot edhe 20 raste të reja me coronavirus, duke shkuar në 165 numri i të infektuarve në Kosovë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllace-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në raportin e IKSHPK.
https://www.facebook.com/FatmirLimajOfficialPage/posts/1469029373285715