Site icon PrishtinaPress

Limaj i shokuar me deklaratën e Kurtit për situatën në Veri: Fyerje për shtetin

Kryetari i NISMA-s, Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e fyen shtetin e tij për ta mbrojtur veten para ndërkombëtareve.

Në një intervistë në Context, në ATV ish-zv kryeministri i Kosovës ka folur për deklaratën e Kurtit se nuk e ka ditur gjendjen në veri të vendit.

“I ka fy policinë, i ka fy shërbimet, sistemin e sigurisë dhe bashkëpunëtorët e rrethit. E kemi një kryeministër të painformuar që merr vendime radikale, jetike, të rëndësishme për vendin dhe i thotë një gazetës prestigjioze një deklaratë të tillë. Kjo dëshiron ta arsyetoj atë duke thënë që ‘unë nuk gaboj, por informatën e kam pasur të tillë”, tha Limaj në Contezt.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshjen për target e ka pranuar pasi që është informuar nga mbasadori Hovennier për gjendjen e sigurisë. Kjo deklaratë më pas është edituar dhe pjesa në fjalë i është larguar.

Exit mobile version