“Që nga fillimi deri më tash krejt çka ka ndodh me Ramushin më ka befasuar. Nuk jam befasuar shumë që është ndaluar, por me stërzgjaten e çështjes”, ka thënë Limaj.
Limaj pohon se edhe Franca duhet të veprojë sikurse Gjermania e Zvicra të mos merret me këto fletëarrestet e Serbisë që janë nga koha e Sllobodan Millosheviqit.
“Është e habitshme krejt ky proces deri këtu si ka ardh, si është lejuar”, ka pohuar ai në “Zona e Debatit”.
“Rasti i Ramushit shpërfaq gjendjen në vendin tonë, shpërfaq pozicionin e Kosovës në raportin rajonal dhe ndërkombëtar, shpërfaqë joseriozitetin e Kosovës në bisedimet me Beogradin”.
“Sepse asnjëherë nuk e ka ngritë këtë çështje në bisedime që të hiqen të gjitha fletëarrestet që janë lëshuar në kohën e Milloeshviqit”, ka theksuar Limaj.
“Unë kam thënë edhe herën e kaluar, duke e ditë që zgjedhjet në Serbi kanë qenë me 2 prill, ndërsa séance për Ramushin më 6 prill”.
“Kjo le të nënkuptohet që çështja e Ramushit është lidhur me zgjedhjet në Serbi”, ka shtuar Limaj.
Qeveria franceze sipas Limajt duhet përfundimisht mos t’i trajtojë fletëarrestet e lëshuara në kohën e Millosheviqit dhemos të ju jep vlerë atyre.