-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Limaj e quan vendim antikushtetues vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvzijes së qytetarëve.

Limaj këtë vendim e ka quajtur sulm në rendin kushtetutes duke shtuar se në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejt të marr masa apo të shpall masa që i ka përshkruar në vendim.

Ai ka kërkuar nga qeveria urgjentisht ta shfuqizoj këtë vendim kushtetutes.
Postimi i Limajt:

Qeveria e Kosovës me vendimin e sotëm për kufizimin e lëvizjes ka uzurpuar pushtetin që nuk i takon, si dhe ka shkelur dhe përjashtuar të drejtat e qytetarëve.

Në fakt, ky është sulm në rendin kushtetues të Kosovës. Masat e tilla janë të parapara se si mund të merren, pra Neni 56 dhe 131 i Kushtetutës së Kosovës.

Në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marr apo të shpall masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim.

Prandaj, kërkoj nga qeveria që urgjentisht ta shfuqizoj këtë vendim antikushtetues dhe të kthej qeverisjen brenda kuadrit ligjor e kushtetues. Për çfarëdo masa që merr duhet të respektoj procedurat ligjore dhe kushtetuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img