Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Limaj ka thënë se ushtria serbe është shporrur nga Kosova në vitin 1999.
“Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi ne”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi:
Dy fjalë për deklaratat e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq:
Ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë.
Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE!