Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar reflektim nga partitë parlamentare për zhbllokimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.
Pas dështimit të shtatë për konstituimin e legjislaturës së nëntë, Limaj, tha se duhet të krijohet shumica parlamentare që zgjedh kryeparlamentarin dhe qeverinë, mirëpo që nuk përmendi emra se kush duhet ta bëjë këtë.
Partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën që të propozojë kryetarin e Kuvendit. Në këtë drejtim e nominuara e tyre për kryeparlamentare, deputetja, Albulena Haxhiu në pesë tentime ka marrë vetëm 57 vota nga 61 sa janë të nevojshme.
“Deri sot ka pasur afat për t’u thirr seanca. Në këtë drejtim ne jemi sipas ligjit, pasi po shoh një konfuzion dhe në këtë drejtim jemi në rregull. Një gjë është e qartë që duhet të krijohet shumica parlamentare që zgjedh Kuvendin dhe qeverinë. Shpresoj që të reflektohet dhe të ketë kapacitete për të ndërtuar një shumicë për Kuvend dhe qeveri”, tha ai.
I pyetur për rolin e presidentes Osmani për zgjidhjen e situatës së krijuar, ai tha se në rast të ftesës do të shkojë në takim, mirëpo sipas tij, e para e vendit s’ka ndonjë rol në rrethanat aktuale politike.
“Sigurisht që po. Momentalisht s’ka nevojë ne jemi brenda afateve dhe duhet reflektim për ndërtimin e institucioneve. Në këtë drejtim presidentja s’ka rol”, tha ai