5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Limaj dhe Apostolova përurojnë rrugën që lidh Kosovën dhe Shqipërinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi kanë përuruar rrugën Krushevë-Shishtavec, rrugë kjo që e lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Limaj në emër të Qeverisë së Kosovës ka falënderuar Bashkimin Evropian për këtë investim. Numri dy i qeverisë së Kosovës ka thënë se ndërtimi i kësaj rrugë do të ndihmojë qytetarët e kësaj zone.

“Komuniteti i kësaj zonë më këtë rrugë do t’u lehtësohet jo vetëm qarkullimi, por edhe bashkëpunimi i ndërsjellët. Financimi i kësaj rrugë nga miqtë ndërkombëtar tregon se ata i shohin nevojat e njerëzve tanë të vendit në çdo cep të vendit dhe ndihmojnë komunën e qeverinë që së bashku të ndihmojnë njerëzit”, ka thënë Limaj.

Më tutje, Limaj ka thënë se shpreson që herën e radhës kur të vinë këtu do të vinë për përurimin e ndonjë fabrike.

Ai ka apeluar të banorët e andej dhe këndej kufirit që të shfrytëzojnë këto mundësi për të gjeneruar punë edhe për të tjerët.

E, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova ka thënë se është e lumtur që ka ardhur për të shënuar së bashku përfundimin e ndërtimit të rrugëve që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.
“Të dy vendet në programin e tyre të bashkëpunimit ndërkufitar kanë identifikuar si prioritet përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë kufitare.

Nëpërmjet fondeve të BE-së dhe zyrtarë ve të BE-së në Shqipëri dhe Kosovë, këto nevoja të identifikuara të infrastrukturës tani zbatohen”, ka thënë ndër të tjera Apostolova.

Ndryshe, kjo rrugë është financuar nga BE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img