0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Amerikanët na thanë, nuk po kërkojmë ta largoni taksën, por që Kosova t’i vë kërkesat e veta

Bashkëdrejtuesi i Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë se kanë bërë përgatitjet që Kosova të jetë gati për procesin e dialogut dhe marrëveshjen finale me Serbinë.

“Për muaj të tërë kemi punuar me të gjithë dhe në fund kemi arrit që ta prodhojmë një platformë me parime me të cilat Kosova do të dialogojë me Serbinë. Taksa u bë para platformës për dialog. Jemi në një moment kur Kosova ka një platformë me mbështetjen e të gjithëve, një platformë që qartësisht e tregon pozicionin e Kosovës, e cila thotë që territori është i pandashëm i pa negociueshëm, Pakoja e Ahtisaari nuk mund të rihapet, statusi i Kosovës nuk mund të negociohet. Nuk ka garanci më të madhe se platforma për bisedime me Serbinë, taksa nuk mund të jetë garanci”, ka thënë Limaj.

Limaj në Zona e Debatit ka ndarë pjesë edhe nga takimi i sotëm që kanë pasur si delegacion me zyrtarët e lartë të Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së që po qëndrojnë në Kosovë..

“Sot ju kemi thënë se taksa vetvetiu nuk hiqet. Serbia duhet të plotësojë kërkesa deri te heqja. Ata thanë, në rregull. ‘Çfarë ne duhet ne t’i kërkojmë Serbisë që të hiqet taksa’, thanë. Janë të gatshëm që të negociojnë që edhe pala serbe të bëjë lëshime. Ajo që na u tha edhe sot: çfarë kërkoni ju që të hiqet taksa?”.

“Ne kemi shumë kërkesa, Serbia të ndalë veprimet e veta agresive, qarkullimi i lirë, tabelat. Sot u bisedua edhe largimi i trupave serbe nga kufiri me Kosovën. Na thanë ‘Nuk po kërkojmë ta largoni taksën, por që Kosova t’i vë kërkesat e veta’. Kemi thënë se nuk është i mirë kushtëzimi. Përdorja e taksës si kusht është shembull i keq nga ana e Serbisë”

Limaj ka thënë se zyrtarëve amerikanë John Erath dhe Brad Berkley ju kanë thënë se Kosovës nga 2010-ta nuk i ka ardh asnjë lajm i mirë dhe se ndodhet në izolim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img