Site icon PrishtinaPress

Lille kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Zhegrova: Ishte e gjitha një ëndërr

Edon Zhegrova e shijoi mbrëmë suksesin më të madh në karrierë, duke arritur që me ekipin e tij Lillen, të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Ndonëse, Lille u mposht nga Slavia Praga 1:2 mbrëmë, ajo shkoi tutje falë fitores me rezultat 2:0, të cilën e kishte regjistruar javën e kaluar.

Edhe në atë takim, “Messi i Kosovës” ishte protagonist me një gol të shënuar.

Pas lojës, Zhegrova ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit shprehu gëzimin e tij.

“Ishte e gjitha një ëndërr. Ne jetojmë për kësi net. Ne ia dolëm”, shkroi futbollisti ofanziv.

Zhegrova i ka shënuar tre gola në katër ndeshje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në këtë edicion.

Exit mobile version