Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ariana Musliu -Shoshi ka thënë se nuk është vullnet i qeverisë Kurti, që të zbatohet ligji mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, por presioni i opozitës dhe vendim i Gjykatës Kushtetuese.
“Mos u mashtroni. Nuk është vullnet i qeverisë Kurti që të zbatohet ligji mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti (04/L-131), POR pikërisht presioni i opozitës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ka 3 vite që kemi kërku që të kaloj projektligji pë Skemat pensionale të financuara nga shteti, me të cilin pikërisht do të përfitonin pikërisht 70 mijë qytetar e kontribues në kohë të vështira”, ka shkruar Shoshi-Musliu në Facebook.
Postimi I plotë I Musliu-Shoshi:
MOS U MASHTRONI!
NUK është vullnet i qeverisë Kurti që të zbatohet ligji mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti (04/L-131), POR pikërisht presioni i opozitës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ka 3 vite që kemi kërku që të kaloj projektligji pë Skemat pensionale të financuara nga shteti, me të cilin pikërisht do të përfitonin pikërisht 70 mijë qytetar e kontribues në kohë të vështira.
Si deputete pikërisht në korrik të viti 2020 e kam ngritë zërin për këtë çështje të rendësishme.
Së fundmi, me datë 10 korrik kam dorëzuar pyetjen parlamentare, ku kam kërkuar nga qeveria të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për zbatimin e Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Drejtësia mbi të gjitha!