Drejtori i IKD’së, Ehat Miftari, ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, që Qeveria po e prezanton si sukses të saj.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se kjo qeveri s’ka pasur vullnet politik që ta miratojë këtë ligj, por se e ka detyruar Gjykata Kushtetuese me aktgjykim, raporton Express.
“Qeveria mos te provoj me mashtru opinionin publik. Eshte marre me rrejte dhe me mashtru kaq hapur. Mos na ofendoni inteligjencen. Nalnu! Kjo qeveri ska pas vullnet politik me miratu ligjin per skemat pensionale. E ka detyru Gjykata Kushtetuese me aktgjykim. E kane pas obligim kushtetues dhe ligjor me zbatu vendimin e Gjykates Kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj.
Ligji i ri për Skemat Pensionale parasheh që pensionistëve t’u llogaritet periudha nga koha kur janë larguar nga puna e deri më 1 janar 1999, drejt plotësimi të kushtit prej 15 vitesh.
“Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë reformës pensionale në vend, duke krijuar një sistem pensional solidar e të barabartë ????, i cili garanton pensione stabile e kujdeset për pensionistët”, thuhet në njofimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.