Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë pasi në kuvend sot kaloi projektligji për sigurime shëndetësore.
Sipas tij, qeveria pati kohë katër vjet, por e kaluan pa asnjë konsultim me deputetët për përfitime elektorale.
“I prapranueshëm fakti se si VV-ja e kontrabandoj sot projektligjin për sigurime shëndetësore, brenda ditës në dy leximet, duke mashtruar dhe improvizuar, nga gutia e madhe për ta kthyer në përfitim elektoral”, ka shkruar Zemaj.
Siç shkruan deputeti i LDK-së, ky mashtrim, do të ndëshkohet nga qytetarët më 9 shkurt.
“Patën 4 vite kohë, nuk u morën me të por sot pa asnjë konsultim, pa u lënë kohë deputetëve të bëjnë propozimet e tyre për ta përmirësuar sado pak propozimin skandaloz të qeverisë së paaftë, që aftësinë e vetme e ka mashtrimin. Por, ky mashtrim do të ndëshkohet nga qytetarët më 9 shkurt. E sigurimet do të bëhen me qeverinë e re të LDK-së”, thotë ai.