7.6 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Ligji për Prishtinën shtyhet për shtator

Afati për procedim në Kuvendin e Kosovës, të Projektligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, është shtyrë për datën 30 shtator. Në programin legjislativ të këtij viti, fillimisht ishte vendosur që ky projektligj të procedohet më 30 qershor.
Ditë më parë TribunaChannel ka raportuar se Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka formuar një grup punues i cili do të merret me draftin e parë të këtij ligji, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë. Më pas, do të dërgohet në të gjitha institucionet relevante, duke përfshirë edhe shoqërinë civile.
Programit Legjislativ të këtij viti i janë shtuar tetë projektligje të reja, janë tërhequr dy, ndërsa afati kohor për dorëzimin në Qeveri iu është ndryshuar 10 projektligjeve.

Më mbledhjen e sotme të ekzekutivit, është aprovuar edhe nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Marrëveshjes financiar për IPA 2014 ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Marrëveshjes i është shtuar një shtojcë në formatin e raportimit, e nevojshme për të raportuar mbi baza vjetore nga ana e Qeverisë, për ecurinë e zbatimit të programit IPA 2014 tek BE-ja.
Aprovimin e Qeverisë e kanë marrë dy nisma për negocim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img