Site icon PrishtinaPress

Ligji për pagën minimale nuk ka shkuar ende në presidencë për dekretim

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri ditë, Ligji për pagën minimale ende nuk ka shkuar në zyrën e Presidentes së Kosovës për dekretim. Nga zyra e presidentes kanë bërë të ditur se pasi të marrin dokumentin, e para e shtetit do të vendosë të dekretojë ose jo ashtu siç kanë kërkuar veteranët e UCK-së që nuk janë përfshirë në këtë ligj.

Zyra e Presidentes së Kosovës është shpresa e fundit për veteranët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Nga Presidentja Vjosa Osmani ata vazhdojnë të kërkojnë njëjtë sikurse të shtunën në protestë që mos të dekretojë ligjin që la jashtë përfitimit të pagës minimale këtë kategori.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri ditë që kur deputetët e mazhorancës pa praninë e opozitës votuan ligjin për pagën minimale i njëjti ende nuk ka shkuar për nënshkrim në presidencë.

“Ligji është ende në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka ardhur në Presidencë. Kur të vjen, do të analizohet sikurse edhe ligjet e tjera”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media./RTV Dukagjini

Exit mobile version