3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ligji për Pagën Minimale i ‘aktivizon’ veteranët, paralajmërojnë masa

Një vit pasi protestuan kundër votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar sërish masa, pasi pushteti miratoi të njëjtin dokument në lexim të dytë të enjten.

Ky ligj parasheh që deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit, Ministria e Financave do të vendosë për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetës dhe inflacioni eventual.

Pra veteranëve nuk u garantohet rritja e pensionit, siç do të rritet paga minimale nga 170 në 264 euro.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar në Facebook duke paralajmëruar veprime.

“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, dje me 60 vota për e një abstenim është miratuar Ligji për Pagën Minimale.

Ky ligj parasheh që paga minimale të bëhet 264 euro. Në votim nuk është mbështetur asnjë amendament.

Është bërë gati një vit prej kur ky projektligj qe miratuar në parim.

Qeveria nuk pati hartuar asnjë amendament.

Shqyrtimi i këtij dokumenti u pezullua nën arsyetimin se po synohej konsensusi veçmas me veteranët e UÇK-së, që projektligji nuk ua garanton pensionin në masën e pagës minimale.

Pas miratimit të Ligjit, Kurti theksoi se me këtë është përmbushur edhe një tjetër zotim tjetër i kësaj qeverie.

Tutje tha se për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale.

Sipas tij nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img