5.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Ligji për Pagat shkon në Kuvend bashkë me dy ligje tjera

Kabineti qeveritar është mbledhur sot pasdite ku miratoi disa kërkesa që shtruan ministrat e dikastereve të ndryshme.

Në këtë mbledhje u miratua kërkesa e ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha për ndarjen e 100 mijë eurove për kompensimin e viktimave të krimit.

Sipas Hoxhës pas miratimit të ligjit për kompensimin e viktimave të krimit, kërkohen mjete financiare që të fillojë procesi i kompensimit të viktimave të krimit.

Hoxha: Të ndahen mjete financiare në vlerë prej 100 mijë euro

“ Përmes këtij procesi, mundësohet kompensimi financiar i viktimave të krimit, përkatësisht viktimave të kategorive të caktuara të veprave penale. Kryesisht të vrasjeve trafikimit me njerëz, keqpërdorimi seksual i fëmijeve. Vepra penale që bien në fushëveprim të ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje. Ky proces që nga fillimi deri më tash është mbështetur nga partneret tanë ndërkombëtar, në theks të veçantë nga ambasada e SHBA ve. Andaj me qëllim që të fillojmë me procesin e kompensimit të viktimave të krimit, çështje për të cilën jam shumë e interesuar, iu ftoj për aprovim të propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100 mijë euro”, tha ajo.

Në këtë mbledhje kabineti qeveritar miratoi projektligjin për shoqëritë tregtare e që sipas sponzorizueses, ministres së Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami ky projektligj do të ketë ndikim në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe është i paraparë në planin kombëtar për MSA- në.

Bajrami: është nevojë e përafrimit me ligjet e BE-së

“Arsyeja e Projektligjit për shoqëritë tregtare, është adresimi i nevojës për përafrimin e ligjit ekzistues për shoqëritë tregtare, me ndryshime dhe plotësime me legjislacionin e BE-së në përputhje me kërkesat e MSA-së dhe planit të zbatimit për MSA-në. Arsye tjetër për hartimin e këtij projektligji është rritja e mbrojtjes së investitorëve të vegjël në korporata si dhe përmirësimi dhe thjeshtësimi i mëtutjeshëm i procedurave për regjistrimin e shoqërive tregtare duke u abuzuar në kërkesat e metodologjisë së Bankës Botërore për raportin e të bërit biznes’, tha Bajrami duke arsyetuar propozimin për ligjin.

Ndërsa kolegjia më e re e Hoxhës dhe Bajramit, ministrja e Integrimeve në këtë mbledhje njoftoi kabinetin qeveritar për takimin që ditë më parë ka pasur me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian Ruiz Calavera, e cila siç tha Ahmetaj ka kërkuar që tri ligjet ai për Paga, për Shërbyesit Civil dhe Administratë Publike, të procedohen në të njëjtën kohë.

Ahmetaj: Komisioni Evropian kërkon që tri ligjet të shkojnë në pako

“Brengë e saj është ligji i Pagave dhe kërkesë e saj ka qenë që ligji i pagave, së bashku me ligjin për shërbyesit civil dhe administratën publike, të jenë ligje të cilat në pako të kalojnë në proces jo vetëm të rishikimit dhe në koordinim dhe të trija së bashku të dërgohen në Kuvend, në mënyrë që mos të ndahen dhe mos të shkaktojnë konfuzion, derisa janë duke u trajtuar nga institucionet tona”, tha Ahmetaj.

Kërkesën e Ahmetajt e përkrahu edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili tha se duhet që t’i drejtohen Kuvendit që Ligji për Paga të tërhiqet nga proceduar derisa të përgatiten dy ligjet tjera.

Ndërkaq kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se ata do ta respektojnë këtë kërkesë

Mustafa: E respektojmë këtë kërkesë

“Vërtetë ka qenë edhe qëndrim i ynë, bile me propozimin e zëvendëskryeministrit Kuçi që kur të aprovohen në Kuvend me u aprovu në pako tri ligje. Mirëpo meqënese jemi në fazën fillestare me këto dy ligje tjera, atëherë ne nuk mund ta mbajmë peng Kuvendin me ligjin për Pagat por është mirë që t’i drejtohemi Kuvendit, që me tërheq nga procedurat me mbajt ligjin për Pagat derisa të përgatiten këto dy ligjet tjerat”, tha Mustafa.

Kjo kërkesë u aprovua nga anëtarët e Qeverisë, ndërsa ministri i Financave Avdullah Hoti njoftoi kabinetin qeveritar mbi performansën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar -shkurt 2017. Ai tha se të hyrat kanë shënuar rritje modeste, ndërkaq shpenzimet për mallrat janë ulur me 3.1 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Hoti: Të hyrat shënuan rritje modeste

“ Të hyrat vendore janë rritur në 6 për qind, ndërkaq ato në kufi kanë nën performim me 2 përqind, që ka ardhur si rezultat i uljes së taksës doganore nga 10 përqind sa ka qenë në 6 përqind për shkak të MSA-së. Pra 2 përqind ulje nga një prilli 2016 dhe 2 përqind të tjera nga një janari 2017, të hyrat vetanake ne nivelin lokal janë rritur prej 6.2 për qind. Ndërsa niveli qendror ka një ngecje prej 7.6 përqind të hyrat tjera jo tatimore janë rritur dukshëm. Ndërsa të hyrat nga tantiema janë rritur me 11 përqind. Sa i përket shpenzimeve janë pak a shumë të njëjta me vitin e kaluar, me një rritje shumë të vogël prej 0.5 përqind, kanë arritur në total 200 milion euro”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës po ashtu ka miratuar raportin e tretë mbi planifikimin dhe implementimin e klauzolës për investime. Qeveria ka miratuar dhe nismën për negocimin e marrëveshjes për financimin shtesë për projektin për bujqësi dhe zhvillim rural në mes të Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim në vlerë prej 20 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img