1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ligji për Pagat hyn në fuqi pa dekretimin e presidentit Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk e ka dekretuar Projektligjin për Pagat.

Mirëpo, pas përfundimit të afatit ligjor ky projektligji ka hyrë në fuqi në mënyrë të heshtur.

Në një përgjigje nga Zyra e Presidencës thuhet se në të ardhmen e afërt do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe do t’i bëjnë plotësimet e nevojshme.

“Projektligji për Pagat nuk është dekretuar nga Presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi. Zyra e Presidentit ka marrë premtime nga sponsorët e këtij projektligji, se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës për prishtinapress.eu

Theksojmë se Ligji i pagave është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt.

Pas miratimit Ligji për Pagat është kundërshtuar nga shërbyesit civilë të Kosovës, kontrollorët e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, Sindikata e Korporatës Energjetike e Kosovës, Sindikata e punëtorëve në Shërbimin Korrektues, Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë si dhe nga mësimdhënësit e ciklit të ulët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img