2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ligji për Falimentimin vlerësohet si më i avancuari në Ballkan

Ligji për falimentimin është ligj kyç për funksionimin e ligjeve tregtare. Me këtë ligj rregullohet edhe aspekti i falimentimit për bizneset. Në të njëjtën kohë është edhe shumë e rëndësishme që të ketë zbatim të mirëfilltë të ligjit sepse në këtë mënyrë arrihet edhe zhvillim ekonomik i qëndrueshëm për vendin.
Kështu u tha në një tryezë të organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka tha se ky ligj krijon një sistem bashkëkohor për procedurën e falimentimit të bizneseve.

“Ligji përmban edhe dispozita që krijojnë rikonstruimin dhe riorganizimin e ndërmarrjeve të cilat përballen me telashe të ndryshme. Krahas përdorimit të kornizës së re ligjore nga ana e bizneseve Oda Ekonomike Amerikane, do të donte që edhe vet gjykata dhe gjykatësit të cilët merren me procedurat e falimentimit. Të krijonin një praktik më të mirë dhe të zbatoj në përpikëri të gjitha depozitat e ligjit të ri”, tha Zeka.

Kurse, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, tha se pa pasur një sundim të mirëfilltë të ligjit që garanton kushte për zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të bizneseve, është e vështirë të ketë edhe ekonomi të qëndrueshme.

“Konsideroj se infrastruktura ligjore dhe administrative dhe zbatimi i ligjit janë parakushte për të bërit biznes në vend. Rrjedhimisht, edhe për zhvillim ekonomik të vendit edhe drejtësia duhet t’ia paraprijë në mënyrë inventive duke paraparë hapa dhe situata të mundshme. Këtë duhet ta bëjmë me ligjin për falimentime. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për problematikën e rasteve të pazgjidhura në gjykata dhe efekte që ka në bizneset e vendit procesi i falimentimit”, tha Hoxha

Kurse, drejtori i USAID-it, Christopher Thompson tha se falimentimi është pjesë e brendshme e sundimit të ligjit dhe e sistemit të zhvillimit ekonomik.

“Nëse një sistem legjislativ i mirë formuar i falimentimit si ky , nuk mund te jetë efektiv nëse nuk ka një grup profesionistësh te cilët e kuptojnë dhe mund ta aplikojnë duke i këshilluar bizneset, kjo nuk është vetëm bashkëpunim por edhe akordim dhe konsultim me bizneset dhe këto firma duhet ta kuptojnë vet se cilat janë të drejtat dhe detyrimet e tyre ne falimentim. Avokatët duhet të këshillohen mire për strukturën dhe për mundësitë brenda sistemit ata gjithashtu duhet t’iu japin dituri, t’i informojnë klientët e tyre, profesionistet, gjyqtaret duke u siguruar se falimentimi funksionon ne mënyrën e duhur”, tha Thompson.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img