Site icon PrishtinaPress

Ligji mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar/ Eman Rrahmani: Secili deputet duhet të angazhohet që të mos kalojë ky ligj në Kuvendin e Kosovës

Deputeti nga LVV-ja, Eman Rrahmani ka thënë se projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar është në dëmë të shoqërisë dhe që nuk duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës, raporton Prishtinapress.

Deputeti në një intervistë për Prishtinapress ka thënë se secili deputet i Kuvendit të Kosovës, duhet të angazhohet që të mos kalojë një ligj i tillë.

“Një gjë që është e dëmshme për qytetarët dhe për vendin mendoj jo vetëm unë, por secili deputet duhet të angazhohet që të mos sjellim ligje të tilla, të cilat janë në demë të qytetarëve”, tha ai.

Ai tutje ka thënë se ky ligj përpos që është i dëmshëm për shoqërinë është edhe antiligjor dhe antikushtetues.

“Ky ligj në këtë mënyrë në këtë format nuk është i dobishëm dhe nuk është në të mirë të qytetarëve, sepse përmes këtij ligji mund të vijmë deri tëk incestet, përshkak që me këtë ligj i ndalohet të njoh kush është dhuruesi, kush është pranuesi dhe si i tillë fëmija që lind sipas kësaj mënyre e ka të pamundur apo të ndaluar me ligj që ta njoh babain e tij, vëllaun ose motrën nëse e ka në familjen tjetër, prandaj një ligj i tillë përveq që mendoj se është i dëmshëm për shoqërinë është edhe antiligjor, antikushtetues, dhe si i tillë mendoj që duhet të kthehet pas”, tha Eman Rrahmani. /Prishtinapress

Video nga intervista:

Exit mobile version