Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se javën e ardhshme projektligji për pagat do të jetë në dëgjim publik.
Nagavci tha se vlera e koeficienti s’është caktuar ende, por shtoi se “sipas kalkulimeve”, do të jetë 120 euro.
“Vlera e koeficienti është 120 euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vit. Askush nuk do të marrë më asnjë meritë për rritjen e pagave e që ato janë paga të shtetit”, tha ajo të mërkurën në RTK.
Ajo tha se projektligji për pagat është “në finalizim”.
“Projektligji i ri për paga është në finalizim paraprak, gjatë javës së ardhshme besoj se do të jetë në dëgjim publik. Koeficienti i ri për paga do të jetë edhe më i mirë”, tha ajo./Prishtinapress/