2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Ligjet po ia rrëzon Kushtetuesja, të burgosurit po arratisen, IML-ja po digjet – Dështimet e ministrisë së Haxhiut

Tri punët kryesore që janë nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë, po dështojnë.

Përpilimi i ligjeve, menaxhimi me burgjet dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore – janë dështimet e radhës në ministrinë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu.

Janë bërë rreth katër vite që kur Haxhiu udhëheq me Ministrinë e Drejtësisë.

Për këto vite, brenda institucioneve që drejtohen nga njëra prej zyrtareve më të larta të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë pasur jo rrallëherë skandale.

Zyrtarisht, kjo ministri ndër detyrat më të rëndësishme që i ka janë përpilimi i ligjeve, menaxhimi me burgjet e Kosovës dhe menaxhimi me institucione të tjera që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë.

Një pjesë prej ligjeve të përpiluara nga Ministria e Drejtësisë, kanë rezultuar që janë bërë në atë formë që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Dëshmia më e fundit për një gjë të tillë ishte vendimi i 25 qershorit, ku Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e që ka qenë njëri ndër ligjet kryesore të proklamuara nga Vetëvendosje.

Në një njoftim për vendimin, Kushtetuesja ka thënë se pesë nene të këtij ligji bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Derisa ligjet po zhvleftësohen nga organi më i lartë juridik në vend, një dështim tjetër është edhe menaxhimi me burgjet e vendit.

Ikja e Faton Hajrizit, njërit prej të burgosurve më të famshëm në Kosovë, ka ngjallur reagime të shumta në vend. Ai arriti që të largohet nga burgu i Smrekonicës paraditen e së shtunës.

Kjo ishte arratisja e nëntë nga burgu e Faton Hajrizit.

Derisa, bujë të madhe ditëve të fundit bëri edhe arratisja e Marko Roshiq, një nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb të veriut, Oliver Ivanoviq, raporton insajderi.

Arratisja e tij u konfirmua zyrtarisht edhe nga institucionet, por që deri më tani askush nuk ka dhënë llogari për një gjë të tillë.

Njohës të fushës së drejtësisë, po e quajnë skandal tjetër edhe djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky institucion u dogj tri herë brenda periudhës kur me ministrinë e Drejtësisë udhëheq Albulena Haxhiu.

Rasti i fundit i djegies së këtij instituti ndodhi para pesë ditësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img