1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ligj i ri, rregulla të reja për patent shofer

Nuk ka më dilemë. Qytetarëve të Kosovës, që duan të pajisen me patentë shoferë, do të paguajnë më shtrenjtë. Me ligjin e ri të miratuar në Kuvendin e Kosovës, nga 16 orët sa duhej mbajtur për kategorinë B, është rritur në 20.
E bashkë me to, është rritur edhe çmimi e kërkesat për dokumente të cilat duhet ti posedojnë kandidatët.
Për të marrë patentë shoferin, qytetarët duhet të paguajnë 90 euro taksa tjera shtesë, derisa për një vërtetim 24 euro. Kontrolla mjekësore, pritet të kushtoj 20 euro, ndërsa për certifikatën e Kryqit të Kuq 15 euro. Shuma 20 euroshe, do të jetë totali për paraqitjen e dy provimeve, raporton Gazeta Fjala.
Në Ministrinë e Infrastrukturës, thonë se që nga 26 qershori ligji është në fuqi dhe është duke u punuar sipas tij.
“Ligji për patentë shofer është miratuar, me 10 qershor është publikuar në Gazetën Zyrtare të Kosovës, prej 26 qershorit 2016 është në fuqi dhe është duke u punuar sipas këtij ligji”, thonë për Gazetën Fjala, zyrtar për informim në MI.
Mejithatë, në autoshkolla ende nuk ka ndryshuar ndonjë gjë.
Çmimi dhe procedurat vazhdojnë të mbesin të njëjta.
Muhamet Behrami, pronar i Autoshkollës Linda në Prishtinë, thotë se çmimet vazhdojnë të mbesin të njejta, vetëm se është rritur numri i orëve që kandidatët duhet të mbajnë.
“Nuk ka naj vendim niher per niher sa i përketçmimeve, jon ba 20 ore qysh jon kan 16, çmimet nuk kane ndryshu niherë për niherë, gjithmonë jon kan njejtë”, ka thënë Behrami. As pas kalimit të ligjit në Kuvend, numri i aplikantëve nuk ka ndryshuar.
Drin Veselaj, pronar i Autoshkollës ‘Lumi’, në Pejë kontaktuar nga Gazeta Fjala është shprehur se ka një rritje të aplikantëve.
“Nuk ka shumë ndryshime. Rritja është e lehtë, po jo dicka që duhet theksuar”, ka thënë Veselaj. Ai shpjegon se 160 euro kushton marrja e lejes në këtë autoshkollë duke mos i përfshirë edhe dokumentet tjera që aplikanti duhet t’i posedoj.
Në të gjitha autoshkollat në Kosovë, procedurat kanë mbetur të njejtat.
Përparim Ahmeti, pronar i autoshkollës “Progresi”, në Ferizaj, thotë se nuk ka rritje të numrit për marrje të patent shoferit.
“Nuk ka rritje të numrit për marrje të patent shoferit. 160 euro kushton marrja e lejës së veturës plus shpenzimet e tjera”, ka shpjeguar për Gazetën, Ahmeti.
Mundësia, për të marr patent shoferin me çmimin e vjetër, do të jetë vetëm deri në miratimin e ligjit të ri.
Në një përgjigje dhënë për Gazetën Fjala kohë më parë Ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku, ndryshimet e tilla i kishte arsyetuar, se janë në përputhje me praktikat evropiane.
“Rritja e numrit të orëve natyrisht do të thotë kosto shtesë për auto shkollat por që do të reflektohet në aftësimin me cilësorë të kandidatëve për patentë shofer”, ka treguar ministri Zharku.
Mirëpo, rritja e orëve nuk duket të jetë risia e vetme e ligjit, ndryshime të tilla pritet të bëhen edhe me monitorimin e testit të mbajtur.
“Sa i përket procedurave ne presim që në muajt e para të vitit të ardhshëm të aplikojmë testimin elektronik në pjesën teorike kurse në pjesën praktikë do të bëjmë monitorimin e testimit përmes kamerave që do të instalohen ne veturën me të cilën kryhet testimi”, kishte thënë kohë më parë Zharku

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img