Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 15-të në Ligën e Parë në të dyja grupet, A dhe B.
Pas një pushimi të gjatë, Liga e Parë është kthyer në aksion, ku nuk kanë munguar ndeshjet e forta dhe golat.
Në Grupin A, lideri Drenica ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 1-0 me golin e Mohamed Fofana.
Fitore me rezultat të ngushtë ka shënuar edhe Vëllaznimi, që mposhti Rilindjen 1974 me rezultat 3-2.
Trepça ‘89 u kthye në garë pas fitores në derbin lokal ndaj Mitrovicës me rezultat 4-2. Befasi të madhe e ka shkaktuar Istogu duke mposhtur Trepçën me rezultat 3-2. Derbi mes Besës dhe Lirisë është mbyllur me rezultat 0-0.

Drenica mbetet lider me 34 pikë, ndërsa Vëllaznimi është i dyti me 30 pikë.
Trepça dhe Trepça ‘89 kanë nga 26 pikë në vendet tre dhe katër.

Sa i përket, Grupit B, lideri Prishtina e Re ka arritur fitore si mysafir ndaj KEK-ut, me rezultat 1-0, fal golit të Endrit Bahollit.
Me të njëjtin rezultat, si mysafir ka shënuar fitore edhe Vushtrria ndaj Vjosës, me golin e Solomon.
Ramiz Sadiku ka marr fitore të madhe si mysafir ndaj Kikës me rezultat 3-0, ndërsa 2 Korriku ka mposhtur Flamurtari si mysafir po ashtu me rezultat 3-1. Vjosa ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 2-1.

Prishtina e Re është lider me 38 pikë, ndërsa Vushtrria është e dyta me 33 pikë.
Dimano e Ferizajt është e treta me 26 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku është i katërti me 24 pikë.
