Site icon PrishtinaPress

Liga e Kombeve: Short relativisht i lehtë për Kosovës por më i vështirë për Shqipërinë

Kosovës i ka rënë shorti të përballet me kundërshtarë relativisht të lehtë në Grupin 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve të UEFA-s, me Shqipërisë që do të ketë kundërshtarë më të fortë në .

Shorti i Ligës së Kombeve u hodh sot në Lozanë të Zvicrës dhe ai deshi që Kosova të jetë në Grupin 3 me Maltën, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.

Ndërkohë, Shqipëria kishte më pak fat në short, pasi për kundërshtarë i ranë kombëtare si Izraeli dhe Skocia.

Ligën e Kombeve, është garë e re e UEFA-s, e cila do të nisë në shtator të këtij viti dhe do të zhvillohet çdo dy vjet e ku do të marrin pjesë të gjitha kombëtaret evropiane.

Ndeshjet e para të Ligës së Kombeve do të zhvillohen më 6-8 shtator të këtij viti, kurse ndeshje do të ketë edhe më 9-11 shtator, 11-13 tetor, 14-16 tetor, 15-17 nëntor dhe 18-20 nëntor. Ndërkohë, skuadrat fituese të grupeve në secilën ligë do të luajnë më pas në play-off prej 5 deri më 9 qershor të vitit 2019.

 

Exit mobile version