Sot do të luhen 10 ndeshje në Ligën e Kombeve, në xhiron e 6-të dhe të fundit të grupeve.
Në Ligën A, vëmendja më e madhe është tek ndeshja mes Holandës dhe Belgjikës, ndërkohë që po ashtu luajnë Franca me Danimarkën dhe Austria me Kroacinë.
Ndeshje interesante e Ligës A pritet të jetë edhe përballja mes Uellsit dhe Polonisë, njofton Klankosova.tv.
Nga Liga C, Ishujt Faroe ndeshen me Turqinë, ndërsa Luksemburgu me Lituaninë. Nga po i njëjti grup, Azerbejxhani ndeshet me Kazakistanin dhe Sllovakia me Bjellorusinë.
Në Ligën D ndeshen Andora me Latvinë dhe Moldova me Lihtejshtanin./Prishtinapress/