Site icon PrishtinaPress

Lifti i zë dorën një fëmiu në Ferizaj

Të dielën në Ferizaj, një i mitur ka pësuar lëndime, pasi që dora i është zënë nga lifti, në ndërtesën ku ai banon.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. Babai i të miturit Mexhid Kuçi, ka treguar për “IndeksOnline” se djali i tij ka pësuar lëndime në dorë, lëndime këto të cilat i janë shkaktuar nga lifti i hyrjes në banesën e tij.

Ai ka akuzuar kompaninë për mirëmbajtjen e liftit, i cili sipas tij ka një vit e gjysmë që nuk ka derë, duke shkaktuar kështu rrezik për banorët.

” Lifti në banesën ku jetojmë, ia ka zënë dorën djalit. Lifti ka një vit e gjysmë, që nuk ka derë”, ka thënë ai.

Exit mobile version