0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Lidhjet me Gjykatën-si u lanë në arrest shtëpiak aktivistët e VV’së të dyshuar për terrorizëm

Tre nga gjashtë të arrestuarit nga Lëvizja Vetëvendosje, që dyshohen për veprimtari terroriste- sulm me anti-tank kundër Kuvendit të Kosovës, janë lënë në arrest shtëpiak. Njëri nga ta është biri i një ish-gjyqtareje, që ngrit dilemat se gjyqtarët e këtij rasti mund të jenë ndikuar nga raportet me kolegen e dikurshme.

Të arrestuar nën dyshimin për veprimtari terroriste, për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, por disa nga anëtarët e grupit prej 6 personash që dyshohet që e bënë këtë veprim u liruan në arrest shtëpiak.
Më saktë tre nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të përfshirë në këtë hetim të kryer nga njësia e antiterrorizmit e Policisë së Kosovës me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Prishtinës kanë përfituar nga ndryshimi i masës së sigurisë ndaj tyre, dhe si pasojë  Atdhe Arifi, Egzon Haliti e Astrit Dehari do të qëndrojnë në paraburgim deri më 29 shtator 2016, kurse Frashër Krasniqi, Adea Batusha e Petrit Ademi në arrest shtëpiak.

Ky i fundit, Petrit Ademi, është edhe i biri i ish-gjyqtares Marije Ademi.
Megjithë këtë afërsi, avokati i tij, Tomë Gashi në një prononcim për Express ka mohuar çdo lidhje në mes të vendimit për lirim të Ademit në arrest shtëpiak dhe lidhjeve eventuale të nënës së tij me gjyqtaret që e morën këtë vendim.
E Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar të komentoj pyetjet konkrete mbi këtë çështje.
“Çështja penale për të cilën ju jeni të interesuar është në procedim, kjo do të thotë se nuk ka vendim të formës së prerë dhe në këtë fazë të procedurës askush nga Gjykata nuk ka të drejtë të komentojë vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në përgjigjen e kësaj Gjykate për Express.
Të martën gjashtë militantët e Vetëvendosjes, Petrit Ademi, Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Astrit Dehari dhe Atdhe Arifi, u arrestuan në një operacion të nëjsisë anti-terrorizëm të Policisë.
Sipas Prokurorit të rastit, Abdurrahim Islami, arrestimi i tyre ka ardhur pas shumë veprimeve ligjore, përfshirë këtu edhe përgjimin e telefonatave të aktivistëve që nga nata e sulmit.
Gjatë bastisjes në vendbanimet e tyre, Policia e Kosovës ka gjetur armë zjarri, pushkë automatike e municion.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img