Këngëtarja kosovare, Loredana ka konfirmuar mbrëmë lidhjen e saj me futbollistin 21-vjeçar të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.
Ajo në profilin e saj në Instagram ka publikuar disa fotografi së bashku me Adeyemin, shkruan Gazeta Express.
“Faleminderit Zot”, ishte përshkrimi i saj krahas disa fotografive të publikuara me 21 vjeçarin.
E ky lajm ka zënë vend në ballinën e medias së madhe gjermane, Bild.
“Këngëtarja dhe ylli i Dortmundit janë çift”, ishte titulli i gazetës.
