-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Urgjentisht të formohet bordi i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, po kërkon që urgjentisht të formohet bordi i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Ajo tha se çdo ditë e humbur është humbje e madhe për bizneset dhe zhvillimin ekonomik.

“Mungesa e bordit e ka zhytur industrinë tonë në trazira, duke sjellë probleme të konsiderueshme për bizneset që operojnë brenda këtij sektori. Mungesa e Bordit të emëruar ka rezultuar në humbje të mëdha për bizneset, sidomos në dhënien e licencave e cila është thelbësore për veprimtarinë e tyre”, tha kjo lidhje.

“Sipas statistikave tona, mbi 200 biznese janë aktualisht në pritje. Ato po presin marrjen e licencave që mbeten të ndaluara për shkak të mungesës të emërimit të Bordit. Kjo pengesë burokratike ka imponuar ngarkesa të rënda financiare mbi këto biznese, duke i çuar shumë nga to në prag të falimentimit. Pamundësia për të marrë licenca ka bërë që makineritë dhe asetet të jenë të fjetura, duke ngecur operacionet dhe duke përkeqësuar gjendjen ekonomike”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img