Lidhja Arabe do të takohet më 1 shkurt për të diskutuar si të kundërshtojë vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt, MENA.
Gjashtë ministrat e Jashtëm arabë, të cilët janë takuar javën e kaluar në Amman, kanë thënë se shtetet arabe do të nisin hapa diplomatikë për t’i bindur Kombet e Bashkuara që të njohin si shtet Autoritetin Palestinez me kryeqytet, Jerusalemin Lindor, transmeton Reuters.
Disa ditë pas vendimit të presidentit Trump, ministrat arabë e patën cilësuar këtë vendin si “shkelje të rrezikshme të ligjit ndërkombëtar”, përcjell REL.