1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

LIDERSHIPI ‘Të jesh një Lider’

Liderët që punojnë më me efektivitet janë ata që kurrë nuk thonë “unë”. Dhe kjo jo sepse e kanë stërvitur veten të mos thonë “unë”. Ata nuk mendojnë me “unë”. Ata mendojnë “ne”. Ata mendojnë “skuadër”. Ata e kuptojnë se puna e tyre është ta bëjnë skuadrën të funksionojë. Ata pranojnë përgjegjësi dhe nuk i shmangen asaj, por “ne”-ja i merr meritat. Kjo gjë krijon besim, dhe ju aftëson që puna të përfundohet.

Poashtu mos përçmo asnjë njeri dhe mos konsidero asgjë të pamundur, sepse nuk ka asnjë njeri që nuk ka kohën e tij dhe nuk ka asgjë që nuk ka vendin e saj.

Andaj miti më i rrezikshëm i lidershipit është se liderët lindin, se ekziston një faktor gjenetik për lidershipin. Ky mit pohon se njerëzit ose kanë cilësi karizmatike, ose jo. Këto janë gjepura; në fakt, e kundërta është e vërtetë. Liderët bëhen, më shumë se sa lindin. Duke mos udhëhiqni duke i goditur të tjerët në kokë, ky është sulm, jo lidership.

Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjell thjeshtësi dhe nga mosmarrëveshja sjell harmoni dhe nga vështirësia, sjell mundësi. Lideret nuk lindin, ato bëhen. Ato bëhen ashtu si gjithçka tjetër, përmes punës së rëndë dhe ky është çmimi që duhet të paguani për ta arritur atë qëllim, apo çfarëdolloj qëllimi tjetër.

Vlen të theksohet se veprimet tuaja i frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të bëhen më të mirë, atëherë ju jeni lider. Lidershipi efektiv nuk ka të bëjë me mbajtjen e fjalimeve ose pëlqimin prej të tjerëve, lidershipi përcaktohet nga rezultatet e jo nga atributet.

Lidershipi ka të bëjë më tepër me marrjen e një përgjegjësise, por duke mos bërë arsyetime ku një nga kriteret e lidershipit është aftësia për të njohur një problem para se të kalohet në një gjendje kritike prandaj liderët e mirë e rrënjosin në popullin e tyre një shpresë për sukses dhe besimin në vetvete. Udhëheqësit pozitivë i fuqizojnë të tjerët për të përmbushur qëllimet e tyre. Përgjegjësia e parë e një lideri është të përcaktojë realitetin. E fundit është të thotë ‘faleminderit’. Ndërmjet këtyre, lideri është shërbyes.

Lidershipi është diçka si klasa e tretë: që nënkupton përsëritjen e gjërave të rëndësishme.

Lider është ai njëri që mund të përshkruajë vizionin e gjerë dhe drejtimin, dhe thotë se këtu është vendi ku do të shkojmë, kjo është arsyeja pse ne duhet të shkojmë atje, dhe kjo është rruga se si do të shkojmë atje.

Një njeri që u jep të tjerëve shpresë, pa marrë parasysh se në ç’situatë të dëshpëruar janë, është një lider i vërtetë!

Gjithashtu një lider i vërtetë duhet t’i hapë dyert një politike të mirëfilltë, në mënyrë që populli i tij të mos ketë frikë t’i afrohet atij për asnjë arsye, lideri duhet të jetë sa më praktik dhe realist, por duhet të flasë me gjuhë të vizionarit dhe idealistit. E gjitha kjo si në përfundim të pëgjithshëm lider është ai person që ndihmon në përmirësimin e jetës së njerëzve të tjerë ose në përmirësimin e sistemit në të cilin ata jetojnë.

Shkruan: Albina Hyseni

Studiuar Administratën Publike Mardhënjet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane

Njohuri të gjera Psikologjike Teknike Faramceotike

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img