Lideri i Hezbollahut të Libanit, një grup militant shiit që SHBA-ja e cilëson si organizatë të huaj terroriste, edhe publikisht e ka shprehur optimizmin e vet se tani Shtëpia e Bardhë udhëhiqet nga një “idiot”.
“Jemi shumë optimist se kur një idiot vendoset në Shtëpinë e Bardhë dhe mburret për idiotësinë e vet, ky është fillimi i lehtësimit për të shtypurit nëpër botë, “ka thënë Sekretari Gjeneral i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një fjalim duke iu referuar Donald Trumpit, transmeton Express.
Nasrallah ka shtuar se Trump e ka zbuluar “fytyrën e vërtetë të Administratës të SHBA-së,” të cilën e ka quajtur “të shëmtuar, padrejtë, kriminale dhe raciste”.
Hezbollah është një grup i veçuar politik me një degë të armatosur të mbështetur nga Irani.